Urim për Krishtlindje nga Gashi për qytetarët e besimit katolik
- - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi urim me rastin e festës së madhe të krishterë - Krishtlindjet për të gjithë qytetarët e besimit katolik.
- Post By Fitore Curri
- 09:47, 25 dhjetor, 2024
Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi urim me rastin e festës së madhe të krishterë - Krishtlindjet për të gjithë qytetarët e besimit katolik.
"Në frymën e festës më të madhe të krishterë, Krishtlindjeve, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t'ju dërgoj urimet e mia të përzemërta, si dhe dëshirat e mia më të sinqerta për shëndet, lumturi dhe mirëqenie. Uroj që këto ditë festive të sjellin gëzim dhe paqe në zemrat e të gjithë besimtarëve katolikë në vendin tonë", shkroi Gashi.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal dërgoj urime dhe shpresa për forcimin e tolerancës fetare, bashkëjetesës dhe bashkimit në shoqërinë tonë.
"Le të ndriçojë drita e Krishtlindjes rrugën e të gjithë qytetarëve drejt një të ardhmeje më të mirë të mbushur me mirëkuptim, dashuri dhe sukses të përbashkët. Gëzuar Krishtlindjet!", shkroi Gashi në urim. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s