• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së shumi borë në Hanet e Mavrovës

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së shumi borë në Hanet e Mavrovës

Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kodrën e Diellit sot në mëngjes janë matur - 5 gradë Celsius, ndërsa 4 në Gjevgjeli. Më së shumti borë me 54 centimetra ka në Hanet e Mavrovës, ndërsa për 4 orët e fundit deri në orën 07:00 më së shumti, 12 litra për metër katror në Kriva Pallankë.

DPHM-ja kumtoi se janë matur -4 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -1 Pretor dhe Vinicë, 0 Tetovë, Shtip, Kumanovë, Ohër, Manastir, Prilep, Berovë dhe Kriva Pallankë, 1 gradë Demir Kapi, Shkup - Petrovec dhe Strumicë.

Deri në orën 07 të mëngjesit të sotëm në Demir Kapi 11 litra shi për metër katror, ​​12 Kriva Pallankë, 11 Demir Kapi, 10 Vinicë, 8 Krushevë, 7 Manastir, Prilep, 5 Strumicë, Berovë, Shtip, 1 Shkup - Petrovec, Pretor, Kumanovë dhe Tetovë.

Lartësia e shtresës së borës është 43 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 në Tetovë, Krushevë dhe 10 në Gostivar. 

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut në disa pjesë përgjatë Vardarit dhe borës në disa pjesë të vendit, e veçanërisht në veriperëndim dhe në veri. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu me shpejtësi mbi 60 km/h.

Temperatura maksimale do të arrijë nga 1 deri 6 gradë.

Në Shkup moti do të jetë  me vranësira dhe i ftohtë nga mëngjesi në disa pjesë të rajonit me borë të kohëpaskohshme, e cila në mes të ditës do të kalojë në reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.

Temperatura maksimale do të arrijë deri 5 gradë. ls/

Foto:Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR