• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski: Detyrë legjitime e çdo ambasadori është të mbrojë interesat e bizneseve private të vendit të tij

Pendarovski: Detyrë legjitime e çdo ambasadori është të mbrojë interesat e bizneseve private të vendit të tij

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e brendshme. Obligim legjitim i çdo ambasadori është të mbrojë interesat e bizneseve private të qytetarëve të vendit të tij, jo vetëm të institucioneve shtetërore, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski i pyetur për letrën e hapur të ambasadorit austriak Georg Vucas.

"Jam duke e ndjekur rastin nga ajo që mund të shihet nga mediat. Të çuditshme janë komentet se mund të jetë ndërhyrje në punët tona të brendshme. Nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e brendshme. Bëhet fjalë për një detyrim legjitim të çdo ambasade. Edhe ambasadorët tanë që janë jashtë vendit dhe përfaqësojnë vendin tonë, kanë për detyrë të mbrojnë interesat e bizneseve private të qytetarëve tanë jashtë vendit, jo vetëm të institucioneve të vendit që përfaqësojnë", ka thënë Pendarovski para hapjes së konferencës "Kërste Misirkov dhe gjuha maqedonase - burim i kërkimeve shkencore”.

Ai përkujtoi se edhe dje ka pasur reagim nga ish kryeministri Zaev dhe ka përmendur epilog institucional.

“Kemi parë një reagim gjatë ditës së djeshme edhe nga ish kryeministri i cili përmendi një epilog institucional, ashtuqë pres që institucionet e vendit të konstatojnë nëse vërtetë ka pasur mosrespektim të arbitrazhit ndërkombëtar", ka shtuar presidenti.

Ambasadori austriak Georg Vucas, dje në një letër të hapur drejtuar mediave me titull "Çfarë do të mbizotërojë?" Sundim i ligjit dhe mbrojtje e investimeve austriake në Maqedoninë e Veriut apo marrëveshje kriminale për kapjen e gjyqësorit dhe zyrtarëve juridikë” dhe akuzoi se kompanitë DENA dhe GLOBAL kanë kapur gjyqësorin dhe zyrtarët (përmbaruesit dhe noterët) në rastin e investimit austriak në vend AMMA Import Export GmbH (AMMA) me seli në Hohenems, Austri dhe bëri thirrje për "largimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë dhe të njëanshëm në këto raste".

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR