• e enjte, 26 dhjetor 2024

Peking Guan e promovoi Ademin si përforcim të ri

Peking Guan e promovoi Ademin si përforcim të ri

Pekin, 30 mars 2023 (MIA) - Ekipi i ligës së parë të futbollit kinez, Peking Guan sot zyrtarisht e prezantoi futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arian Ademi si një nga tetë futbollistët e rinj për sezonin e ri.

Ademi (31) shkoi në Kinë nga radhët e ekipit Dinamo Zagreb, fanellën e të cilit e mbajti që nga viti 2010 dhe arriti statusin kult në kampionin aktual kroat. 

Klubi kinez bëri të ditur se Ademi në sezonin e ri do ta mbajë fanellën me numër 45. 

Ademi, i cili ka 28 paraqitje për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, nënshkroi kontratë trevjeçare me Peking Guan. 

Sezoni i ri në Superligën kineze do të fillojë më 15 prill. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR