• e diel, 07 dhjetor 2025

Pedri dhe Jamal e heqin Karvahalin nga profilet e tyre në rrjetet sociale

Pedri dhe Jamal e heqin Karvahalin nga profilet e tyre në rrjetet sociale

Barcelonë, 28 tetor 2025 (MIA) – Lojtarët e Barcelonës, Pedri dhe Lamin Jamal kanë ndërprerë kontaktin në rrjetet sociale me mbrojtësin e Real Madridit, Daniel Karvahal, pas fitores 2-1 të klubit madrilen në xhiron e 10-të të La ligës.

Sipas portalit "Footmercato", situata po shkakton tensione brenda stafit të trajnerëve të reprezentacionit spanjoll. Trajneri i ekipit kombëtar, Luis de la Fuentes, mund të veprojë si ndërmjetësues në pajtimin e lojtarëve.

Pas fishkëllimës së fundit të derbit të së dielës, në terrenin në Madrid shpërtheu një përplasje midis lojtarëve të dy ekipeve. Iniciatorët e incidentit ishin Jamal dhe Karvahal.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR