• e enjte, 25 korrik 2024

Pavell: Nuk ka paqe në Ukrainë pa Rusinë dhe Kinën në tryezën e bisedimeve

Pavell: Nuk ka paqe në Ukrainë pa Rusinë dhe Kinën në tryezën e bisedimeve

Pragë, 25 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Çekisë, Petër Pavell deklaroi sot se pa Rusinë dhe Kinën është e pamundur që të fillojnë bisedime për paqe në Ukrainë.

"Bisedimet nuk do të kishin kuptim nëse Rusia ka qasje deri më tani, duke propozuar kushte për kapitullim. Por, pa Rusinë dhe Kinën në tavolinë, nuk do të jenë me të vërtetë të mundshme bisedimet paqësore", deklaroi Pavell në intervistë për Agjencinë Çeke të Lajmeve (ÇTK).

Ai i bëri thirrje Kinës që ta ndërmarrë rolin, që e dëshiron, të lojtarit global, që padyshim është në ekonominë dhe financat, por jo edhe në politikën paqësore. 

"Nëse Kina nuk e bën këtë, Rusia nuk do të ndjejë nevojë të bisedojë. Përkundrazi, do të bëjë përpjekje të arrijë përparësi për vete në fushëbetejë ose në politikën ndërkombëtare", theksoi presidenti çek.

Pavell shtoi se samiti paqësor në Zvicër në qershor, në të cilën Rusia nuk ishte e pranishme, as nuk duhej të ishte takim në të cilin do të dakordohet paqe.

"Ai ishte hapi i parë i fillimit të zgjidhjes së caktuar paqësore në luftën në Ukrainë. Si do të jetë zgjidhja është çështje e bisedimeve diplomatike dhe politike. Por, është me rëndësi që procesi filloi", bëri të ditur Pavell. 

Sipas tij është e nevojshme dhe e dëshirueshme që përfaqësuesit rusë të marrin pjesët në samitet e ardhshme paqësore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR