Pauzë në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, po intervistohen kandidatët për anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi
- Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në rrjedhë është pauza e shkurtë pasi që paraprakisht u dëgjuan tetë kandiatë për anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. Janë paraqitur gjithsej 14 kandidatë.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:48, 20 janar, 2026
Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në rrjedhë është pauza e shkurtë pasi që paraprakisht u dëgjuan tetë kandiatë për anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. Janë paraqitur gjithsej 14 kandidatë.
Në mesin e të paraqiturve ka kandidatë me fakultet të kryer juridik, përvojë në jurisprudencë dhe në fushën e të drejtavetë njeriut, ndërsa ka të tillë që tashmë punojnë në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi.
Kandidatët e paraqitur, pas prezantimit, u përgjigjen pyetjeve të deputetëve dhe përfaqësuesve të shoqatave joqeveritare.
Anëtar i Komisionit mund të jetë personi i zgjedhur i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka 240 kredi sipas EKTS apo shkallën VII/1 të arsimit dhe minimum shtatë vite përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, pesë prej të cilave në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit dhe të mos jetë bartës i funksionit në ndonjë parti politike.
Pas pauzës, duhet të in tervistohen edhe gjashtë kandidatë. ab/
Fotо: Printskrin