• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pasiviteti fizik te fëmijët është një nga përcaktuesit kyç të obezitetit

Pasiviteti fizik te fëmijët është një nga përcaktuesit kyç të obezitetit

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Në vendin tonë, obeziteti tek të rriturit ka shënuar rritje prej 13,6 për qind dhe tek fëmijët dhe adoleshentët me 7.4 për qind krahasuar me vitin 1990. Ka dallime në prevalencën e mbipeshës dhe obezitetit sipas gjinisë, megjithatë obeziteti është më i zakonshëm tek djemtë për dallim nga vajzat. Shumica e fëmijëve me peshë të shtuar trupore dhe obezitet jetojnë në zona urbane, thuhet në kumtesën e sotme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për 4 Marsin – Ditën Botërore të Obezitetit. 

"Pasiviteti fizik tek fëmijët për shkak të mundësive të reduktuara për mjedise të sigurta jetese të cilat promovojnë lojë aktive dhe lëvizje të fëmijëve, sjellin më pak lëvizje dhe përdorim të pajisjeve elektronike, si aspekt kyç të obezitetit: afërsisht 40 përqind e fëmijëve të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç kalojnë kohën para televizionit ose përdorin pajisje elektronike për më shumë se dy orë në javë, më shumë se gjysma - 63 për qind lëvizin në mënyrë aktive nga dhe prej shkollës, në këmbë ose me biçikletë", theksojnë nga OBSH-ja.

Karakteret socio-eknomike të familjeve të fëmijëve dhe disponueshmëria e ushqimit brenda dhe rreth mjedisit shkollor, siç shtohet në kumtesë, ndikojnë në zakonet e të ushqyerit tek fëmijët.

"Gjithsej 32 për qind e fëmijëve nga mosha gjashtë deri në nëntë vjeç konsumojnë pije joakoolike me sheqer më shumë se tre ditë në javë. Gjysma e fëmijëve konsumojnë ushqime të pasura me sheqer më shumë se tre ditë në javë dhe 8.4 për qind e tyre më shumë se një herë në ditë. Vetëm 24 për qind e fëmijëve konsumojnë fruta të freskëta çdo ditë, ndërsa 21 për qind konsumojnë perime të freskëta", bën të ditur OBSH-ja.

Sipas të dhënave, 30.5 për qind e fëmijëve nga gjashtë deri në moshën nëntë vjet në vend jetojnë me peshë të shtuar trupore ose obezitet, 13.8 për qind e tyre jetojnë me obezitet ose obezitet ekstrem.

Nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se tendencat e rritjes së peshës trupore dhe obezitetit tek fëmijët në vendin tonë mbahen në nivele të larta të qëndrueshme.

"Nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse dhe multifunksionale ndaj obezitetit, që nga prioriteti i faktorëve mjedisor që ndikojnë në obezitet, deri te forcimi i kujdesit shëndetësor për parandalimin dhe kontrollin e obezitetit si sëmundje kronike, theksojnë nga ISHP-ja.

Në deklaratën e shkruar të prof. dr Igor Spiroski, hulumtues i COSI në Maqedoninë e Veriut, thuhet se luftën kundër obezitetit nuk do ta fitojmë vetëm përmes zgjidhjeve në sektorin e shëndetësisë.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus për kthimin drejt përmbushjeve të objektivave globale të parandalimit të obezitetit do t'u kërkojnë qeverive dhe komuniteteve të punojnë me mbështetje nga politika të bazuara në prova nga OBSH-ja dhe institucionet kombëtare të shërbimit publik.

"Më e rëndësishmja është se do të kërkohet bashkëpunim me sektorin privat e cila duhet patjetër të jetë përgjegjës për ndikimin e produkteve të saj në shëndet", theksohet në deklaratën me shkrim. rq/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR