• e enjte, 18 korrik 2024

Pas Ramosit edhe Isko dëshiron të kthehet në kombëtaren spanjolle

Pas Ramosit edhe Isko dëshiron të kthehet në kombëtaren spanjolle

Madrid, 30 tetor 2023 (MIA) - Futbollisti i Betisit, Isko, ka shprehur dëshirë që të kthehet në kombëtaren spanjolle. Ai beson se gjithçka do të varet nga performanca e tij në La Liga.

"Shpresoj se do të kthehem në kombëtare. Ky është qëllimi im i madh. Jam i kënaqur me punën time, ndërsa hyrja në kombëtare varet nga ajo që do tregoj në klub", e citoi AS lojtarin nga mesfusha.

Isko për herë të fundit ka luajtur për ekipin kombëtar verën e vitit 2019.

Këtë sezonë në La Liga, lojtari 31 vjeçar ka luajtur 11 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dy asistime.

Para katër ditëve edhe Serhio Ramos ka shprehur dëshirë që të kthehet në kombëtare dhe të luajë në Kampionatin evropian vitin e ardhshëm. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR