• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pas El Klasikos, Barcelona do të nisë negociatat me Çavin për kontratë të re

Pas El Klasikos, Barcelona do të nisë negociatat me Çavin për kontratë të re

Barcelonë, 16 mars 2023 (MIA)- Drejtuesit e Barcelonës së shpejti do të bisedojnë me trajnerin Çavi për kontratën e tij të re. 

Mediat spanjolle shkruajnë se klubi është i kënaqur nga puna e Çavit dhe dëshiron të rinovojë kontratën me të e cila i skadon këtë verë. 

Të dyja palët do të nisin negociatat pas ndeshjes së ardhshme me Real Madridin, pavarësisht epilogut të derbit. Më 19 mars ekipet do të luajnë ndeshjen në “Kamp Nou“ e cila është shumë e rëndësishme për trofeun spanjoll. 

Çavi është në krye të Barcelonës që nga nëntori i vitit 2021. 

Momentalisht Barcelona kryeson tabelën në kampionatin spanjoll me dhjetë pikë para Real Madridit. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR