• e enjte, 03 tetor 2024

Partizani shiti me shpejtësi biletat për ndeshjen e tretë kundër Real Madridit

Partizani shiti me shpejtësi biletat për ndeshjen e tretë kundër Real Madridit

Beograd, 27 prill 2023 (MIA) – Për më pak se pesë orë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e tretë çerekfinale në Euroligën e basketbollit ndërmjet Partizanit dhe Real Madridit, njoftoi sonte klubi beogradas.

Çmimi i biletave varionte nga 3.5 deri në 500 euro.

Partizani triumfoi në ndeshjen e parë mysafir në Madrid me rezultat 89-87, ndërsa ndeshja e dytë është planifikuar sonte në kryeqytetin spanjoll me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja e tretë do të luhet më 2 maj në Beograd.

Seria çerekfinale luhet deri në tri fitore. ls/

Foto: KB Partizan/ Fejsbuk



QËNDRONI TË LIDHUR