Paralajmërim për mashtrim fishing nga ueb-faqja - fzom.net
- Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) i paralajmëron qytetarët për mashtrim serioz fishingu që po zhvillohet përmes ueb-faqes me adresë fzom.net. Kjo ueb-faqe paraqitet si faqe zyrtare e FSSHM-së (fzo.org.mk) dhe ka për qëllim të vjedhë të dhëna personale dhe financiare të qytetarëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:09, 24 mars, 2025

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) i paralajmëron qytetarët për mashtrim serioz fishingu që po zhvillohet përmes ueb-faqes me adresë fzom.net. Kjo ueb-faqe paraqitet si faqe zyrtare e FSSHM-së (fzo.org.mk) dhe ka për qëllim të vjedhë të dhëna personale dhe financiare të qytetarëve.
Mashtruesit përmes fzom.net tentojnë t'i mashtrojnë qytetarët t'i fusin të dhënat e veta personale (emri, mbiemri, numri amë, adresa); të dhënat për sigurimin shëndetësor; të dhënat për llogaritë bankare dhe kartat e kreditit; emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.
FSSHM paralajmëron kategorikisht qytetarët që të mos fusin të dhënat e tyre personale në faqen e internetit fzom.net. Faqja zyrtare e Fondit është vetëm fzo.org.mk.
"Kontrolloni me kujdes adresën e internetit përpara se të vendosni ndonjë informacion personal. Mos klikoni në linqe nga e-maile ose mesazhe të dyshimta. Mos ndani emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet tuaja me askënd. Raportoni çdo aktivitet të dyshimtë në FSSHM ose në stacionin më të afërt policor. Faqja zyrtare e FSSHM-së kurrë nuk do t’ju kërkojë të fusni të dhëna bankare"tregojnë nga Fondi.
FSSHM tashmë ka ndërmarrë masa për të bllokuar këtë faqe të rreme dhe për të mbrojtur qytetarët. Fondi po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij mashtrimi.
Për informacione të mëtejshme dhe raportimin e aktiviteteve të dyshimta, qytetarët mund të kontaktojnë: · Faqja zyrtare e FSSHM: fzo.org.mk. Numri i telefonit të FSSHM: 02 3289 000 ·E-mail: info@fzo.org.mk
FSSHM u bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojnë të dhënat e tyre personale nga mashtrimet e tilla
Foto: МIА arkivi