• e mërkurë, 02 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nisma "Kush e ka radhën" në tubim para Kuvendit, MPB paralajmëron regjim të posaçëm të komunikacionit

Nisma

Shkup, 29 mars 2025 (MIA) - Sot me fillim në ora 11:00, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet tubim qytetar i organizuar nga Nisma "Kush e ka radhën" të titulluar "Kuvendi Popullor".

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dje njoftuan se për shkak të protestës para Kuvendit, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor me fillim në ora 11:00 do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

Nga atje apelojnë te të gjithë qytetarët në trafik që të respektojnë urdhrat e dhënë nga nëpunësit policor.

Nga Nisma "Kush e ka radhën" dje përmes një kumtese u distancuan nga partitë politike.

Marshi i fundit protestues i Nismës "kush e ka radhën" u mbajt më 24 mars nën moton "Jo vetëm si individë, por si bashkësi". sa/

Foto: "Kush e ka radhën", faqja e Fejsbukut

QËNDRONI TË LIDHUR