Fillon llogaritja verore e kohës
- Llogaritja verore e kohës fillon sonte në orën 02:00 kur akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara dhe në vend të 02:00 do të jetë 03:00.
- Post By Sara Ademi
- 09:21, 29 mars, 2025

Shkup, 29 mars 2025 (MIA) - Llogaritja verore e kohës fillon sonte në orën 02:00 kur akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara dhe në vend të 02:00 do të jetë 03:00.
Ndryshimi i orës në vendin tonë, si dhe në shumicën e vendeve evropiane, ndodh dy herë në vit: në fundjavën e fundit të muajit mars kur fillon llogaritja verore e kohës dhe në fundjavën e fundit të tetorit kur fillon llogaritja dimërore e kohës.
Këtë vit, llogaritja verore e kohës do të zgjasë deri më 26 tetor në orën 3 të mëngjesit.
Vendimi për vendosjen e llogaritjes verore të kohës është në përputhje me Ligjin për llogaritjen e kohës ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 17/96 dhe 16/97) dhe në përputhje me direktivat evropiane.
Përveç tek ne, shumica e vendeve evropiane do të zbatojnë llogaritjen verore të kohës, përveç Rusisë, Turqisë, Bjellorusisë dhe Islandës. Ndryshimet sezonale të orës, përveç Evropës, aplikohen edhe në shumicën e vendeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe në shumë vende të tjera të botës. Parlamenti Evropian votoi më 4 mars të vitit 2019 për të hequr ndryshimet sezonale të orës nga viti 2021. Por Këshilli i BE-së nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, ndaj nuk është plotësisht e sigurt se kur do të jetë ndryshimi i fundit i orës. Koha nuk ndryshon në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut dhe as në vendet e kontinentit afrikan. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s