• e premte, 05 korrik 2024

Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për mot të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 21 deri 29 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në disa pjesë të luginave mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë.

Sipas DPHM, edhe të enjten do të ketë shi të rrëmybeshëm të kohëpaskohshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë. Nga e premtja temperatura e ditës do të jetë në rritje dhe në shumë vende do të jetë mbi 30 gradë. Megjithatë në orët e pasdites ka mundësi për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR