• e shtunë, 06 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

5 korrik 2024 (MIA) 

1811. - Venezuela shpalli pavarësinë e saj nga Spanja.

1826. - Vdiq administratori anglez i Indisë Lindore dhe themelues i Singaporit më 1819, Sir Thomas Stamford Ruffles.

1830. - Forcat franceze filluan pushtimin e Algjeris. 1953. - Lindi Sesil Rhodes, administratori i kolonive angleze, në kujtim të të cilit iu dha emri Rodezisë.

1865. - U themelua në Londër nga Uilliam Both Misioni Kristian, i quajtur më vonë Salvation Army (Ushtria e Shpëtimit).

1872. - Lindi Eduard Herriot, burrë shteti francez, socialist radikal dhe kryeministër.

1889. - Lindi Zhan Kokto, një figurë e spikatur e kulturës franceze. Poet, artist, novelist dhe drejtor filmi, ai realizoi filmat "Orpheus" dhe "Beaty and the Beast"

1911. - Lindi Zhorzh Pompidou, burrështeti francez, kryeministër dhe president i Francës në vitet 1969-1974. Ai drejtoi shtetin francez për 5 vjet nën principet e parashtruara nga paraardhësi i tij Gjenerali De Gaulle.

1932. - Antonio de Oliveira Salazar u bë kryeministër i Portugalisë dhe formuloi një kushtetutë të re, që përcaktonte autoritetin e shtetit.

1959. - Presidenti indonezian Sukarno shpërndau parlamentin dhe filloi sundimin diktatorial.

1965. - Maria Kallas realizoi performancën e saj të fundit, duke interpretuar operan e Puçinit "Toska".

1975. - Republika e CapeVerdes fitoi pavarësinë nga Portugalia, ndërsa Arstide Pereira u bë president i parë i saj.

1980. - Bjorn Borg i Suedisë fitoi për të pestin vit radhazi, titullin e Vimbledonit për meshkuj në tenis.

1994. - Jaser Arafat vendosi të kthente zonat e Gazës dhe Jerishos, të vetëqeverisura deri atëherë në një shtet palestinez me kryeqytet në Jeruzalemin lindor.

1999. - Sadako Ogata, Komisionerja e Lartë e OKB-së për refugjatët UNHCR, vizitoi Kosovën, pas përfundimit të luftës dhe rikthimit të refugjatëve.

2000. - Në Shkup doli numri i parë i gazetës ditore "Vest".

2003. - Vdiq në Lisbonë në moshën 77 vjeçare, shkrimtari Augusto Abelaira. Gazetar, mësues dhe autor i shumë veprave, ai la një numër të madh veprash që kontribuan në vitet '60-të në ripërtëritjen sociale dhe politike të Portugalisë. Libri i tij i parë "A Ciudad de Flores" (Qyteti i luleve) u botua nga autori sepse shtëpitë botuese kundërshtuan ta botonin nga frika e policicë politike të regjimit të Salazarit. Nga librat e tij më të njohur janë "Dezertorët", "Hunda e Kleopatrës" dhe "Myku".

2006. - Vdiq themeluesi i korporatës amerikane "Enorn" Kenet Lej, i cili një muaj më parë ishte akuzuar për falimentim të këtij gjiganti energjetik.

 

  

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR