• e diel, 21 korrik 2024

Paradite mot me diell, pasdite jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Paradite mot me diell, pasdite jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Moti në mëngjes moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. UV=8.

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, në pjesë të luginës në formë stuhie me erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë.

Sipas DPHM-së, nesër dhe gjatë javës së ardhshme të punës pasdite dhe në mbrëmje do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë stuhi me reshje të forta të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër. Temperaturat minimale do të mbeten të larta, ndërsa ato ditore do të pësojnë rënie graduale.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR