• e diel, 21 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

20 korrik 2023 (MIA)

1304. - Lindi poeti Petrarka (emri i vërtetë Françesko Petrarka), i njohur për përmbledhjen e tij të soneteve me titullin "Për Laurën".

1621. - Pjetër Budi emërohet ipeshkv i Sapës dhe Sardës, përkatësisht i tërë krahinës së Zadrimës.

1654. - Portugalia vihet nën kontrollin anglez, duke zbatuar kështu traktatin anglo-portugez të firmosur më parë.

1785. - Lindi Mahmudi II, sulltani i Perandorisë Otomane nga viti 1808-'39.

1795. - Erdhi në pushtet themeluesi i Egjiptit modern, shqiptari Mehmet Ali Pasha. Një nga kontributet më të mëdha të tij ishte se që në vitet e para te pushtetit te tij, ai kërkoi të krijojë një Egjipt modern dhe per kete ai nuk veshtroi nga Stambolli, por nga Evropa e qyteteruar dhe së pari nga Franca.

1819. Republika e Kolumbisë fitoi pavarësi. Ishte koloni spanjolle nga viti 1509. - Festë kombëtare e Kolumbisë.

1847. - Lindi piktori gjerman Maks Liberman, përfaqëuses më i rëndësishëm i impresionizmit gjerman.

1913. - Turqia rihyn në konfliktin ballkanik dhe pushton Adrianopojën, që i përkiste Bullgarisë.

1917. - Në paktin e Korfuzit, serbët, kroatët dhe sllovenët bien dakord për të formuar një bashkim të tyre, të quajtur Jugosllavi.

1969. - Astronauti amerikan, Nill Armstrong, zbret nga moduli hënor "Eagle", duke u bërë kështu njeriu i parë që ecën në Hënë.

1988. - Afrika e Jugut, Kuba dhe Angola, bien dakord në princip për një plan që i jepte fund luftës në Angola dhe i dhuronte pavarësinë Namibisë.

1992. -Havel rrëzohet si president i Çekosllovakisë, ndërsa vendi shkonte gjithnjë e më shumë drejt ndarjes përfundimtare.

1994. - Ministri i Jashtëm izrealit, Simon Perez, bëhet funksionari më i lartë izrealit, që shkel në Jordani.

1998. - Katër punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara vriten në ish-republikën sovjetike të Taxhikistanit.

1999. - Në Jeruzalem u zhvillua takimi i parë në nivel ministerial midis izraelitëve dhe palestinezëve.

2000. - Vietnami në Ho Shi Min (ish Sajgoni) hapi bursë.

2000. - Pas afro 1500 vjetësh pasi panë luftrat deri në vdekje, një audiencë në Koloseun e Romës, pa një spektakël. Por, këtë herë ishte një dramë e Sofokliut dhe jo gladiatorët.

2001. - Shkrimtari belg, që krijoi personazhin komik të librave, Lucky Luke, "Kaubojin që rreh hijen e tij ", ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare.

2003. - Të paktën 300 civilë vriten dhe 200 të tjerë plagosen si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga trupat qeveritare kundër fshatrave në perëndim të Sudanit.

2006. - Vdiq Zherar Uri, njëri ndër regjsorët më të njohur francez. Ishte i njohur sipas komedive të zhurmshme, të incizuara në vitet e 60-ta dhe 70-ta të shek 20, në të vilët kanë luajtur komikët legjendar francez Burvil dhe Luj de Fin. komedia e tij "Aventura e madhe" e kanë parë 17 milionë shikues në Francë dhe më shumë se 30 vjet ishte filmi më i popullarizuar në vend, deri në vitin 1998, ku primati ia morri filmin "Titanik" të regjisorit Xhejms Kameron. Ka incizuar 17 filma. Është i lindur në Paris në vitin 1919.

QËNDRONI TË LIDHUR