• e diel, 21 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

21 korrik 2023 (MIA)

- Festa Kombëtare e Mbretërisë së Belgjikës.

1796. - Vdiq Robert Berns, poet kombëtar skocez dhe kompozitor këngësh dhe ariesh.

1816. - Lindi në Gjermani Paul Xhulius (Baron Fon) Rojter, themeluesi i Agjencisë së Lajmeve që mban edhe emrin e tij. Emri i vërtetë i tij është Izrael Bir Josahat.

1861. - Forcat e konfederatës shkatërruan gjatë luftës civile amerikane forcat Unioniste në Betejën e Parë në Bull Ran. Figura qëndrore në këtë betejë ishte Tomas Xhekson, i cili u përshkrua nga forcat unioniste si "mur guri", një nofkë, e cila iu ngjit atij për shkak të qëndrimit gjatë betejës.

1897. - Hapet nga princi i Uellsit, Galeria Tejt e Londrës.

1899. - Lindi Ernest Miller Heminguej, trashëgimtar dhe romancier amerikan. Përvoja e tij gjatë Luftës së Parë Botërore e frymëzoi për të shkruar romanin e famshëm "Lamtumirë armë".

1904. - Mbas 13 vjetësh u kompletua hekurudha Trans-Siberiane, e gjatë 7400 km.

1926. - Lindi Norman Xhuison, regjisor kanadez. Ndër filmat e tij përmenden "Çështja Tomas Kraun" dhe "Violinisti në çati".

1940. - Në Lituani, Letoni dhe Estoni vendoset pushteti sovjetik.

1967. - Vdiq Bazil Ratbon, aktor afrikano-jugor me origjinë angleze. Ai u bë i famshëm për portretizimin e figurës së Sherlok Holmsit dhe atë të aventurierit hollivudian në filmat "Aventurat e Robin Hudit" dhe "Shenja e Zorros".

1973. - Franca filloi një seri provash bërthamore në Muroroa Atoll në Oqeanin Paqësor.

1974. - Greqia pranon një rezolutë të Kombeve të Bashkuara mbi armëpushimin në Qipro, një ditë pas invazionit të Turqisë atje.

1978. - Huan Peruda Asbun shpall veten president te Bolivisë, mbasi rrëzoi me grusht shteti, presidentin Hugo Banzer Suarez.

1994. - Parlamenti Europian miratoi kryeministrin e Luksemburgut Zhak Santer si president të Komisionit Europian.

1998. - Vdiq në moshen 74-vjeçare Alen Sharpd, amerikani i parë që preku hapësirën dhe njeriu i vetëm që arriti të luajë golf në Hënë.

1900. - Vdiq në Athinë Jani Vreto, atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare. Lindi në janar 1820.

1913. - Fan Noli viziton për herë të parë Shqipërinë, ku pritet nxehtësisht në Vlorë dhe Durrës.

2002. - Falementoi gjiganti i telekomunikacionit "Uorldkom" për shkak të problemeve financiare të zbukuara në mashtrimet financiare interne. Ky ishte bankrotimi më i madh i ekonomisë amerikane, madje dyfish më i madh nga "rekordi" i kopmanisë "Ebron" e cila bankrotoi në dhjetor të vitit 2001.

2013. - Princi Filipi e ka dhënë betimin mbretëror para Parlamentit dhe me këtë është bërë monarku i shtatë i Belgjikës, pasi i ati i tij 79-vjeçar Alberti abdikoi.

QËNDRONI TË LIDHUR