• e premte, 04 tetor 2024

Paradite mot me diell me vranësira mesatare, pasdite në disa vende me stuhi

Paradite mot me diell me vranësira mesatare, pasdite në disa vende me stuhi

Shkup, 18 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje intensive, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit.

Temepratura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë. Indeksi UV do të arrijë 6.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa pjesë të luginës do të jetë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të stuhisë. Temepratura minimale do të bie deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 35 gradë celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së deri në mes të javës së ardhshme nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit në Mesdhe, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me rënie graduale të temperaturës ditore. Në disa vende proceset do të jenë në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR