• e enjte, 26 dhjetor 2024

Papa Françesku ka emëruar 21 kardinalë të rinj

Papa Françesku ka emëruar 21 kardinalë të rinj

Romë, 30 shtator 2023 (MIA) - Papa Françesku kryesoi sot një ceremoni për emërimin e 21 kardinalëve të rinj, duke përfshirë figura kyçe në Vatikan dhe në terren, të cilët pritet të ndihmojnë në zbatimin e reformave të tij dhe të çimentojnë trashëgiminë e tij ndërsa ai hyn në një fazë të re vendimtare të udhëheqjes së Kishës Katolike, raportojnë mediat amerikane.

Pas një dite të freskët, por me diell, të mbushur me brohoritje nga besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku zgjeroi më tej ndikimin e tij mbi Kolegjin e Kardinalëve, i cili një ditë do të zgjedhë pasardhësin e tij, shtuan mediat amerikane.

Në porositë e tij drejtuar kardinalëve të rinj, Papa Françesku tha se diversiteti dhe diversiteti i tyre gjeografik do t'i shërbejë kishës si muzikantët në një orkestër, të cilët herë luajnë solo dhe herë si ansambël.

"Diversiteti është i nevojshëm... megjithatë, çdo tingull duhet të kontribuojë në dizajnin e përbashkët", tha papa Françesku, duke shtuar se prandaj është thelbësore të dëgjojmë njëri-tjetrin, domethënë që secili muzikant të dëgjojë të tjerët.

Në mesin e kardinalëve të rinj janë kreu i ri i diskutueshëm i zyrës për doktrina të Vatikanit, Viktor Manuel Fernandez dhe misionari Robert Prevost, i cili tani është përgjegjës për verifikimin e kandidatëve për peshkopë në mbarë botën.

Në "Klubin ekskluziv", siç e quajtën mediat amerikane, ishin të përfshirë ambasadorët e Vatikanit në SHBA dhe Itali, si dhe drejtues të kishës katolike në pikat e nxehta gjeopolitike si Hong Kongu, Jerusalemi, Juba, Sudani i Jugut, por edhe i preferuari i tij sentimental, si peshkopi i Kordobës, në Argjentinë.

Ceremonia u zhvillua disa ditë përpara se papa Françesku të hapte takimin e madh të peshkopëve dhe laikëve katolik për të planifikuar të ardhmen e kishës, ku çështjet aktuale janë roli i grave në kishë, LGBTQ+ dhe katolikët dhe beqaria priftërore.

E para nga dy seancat e Sinodit do të mbahet nga 4 deri më 29 tetor, ndërsa e dyta vitin e ardhshëm.

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR