• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pallmeri nënshkroi kontratë të re me Çellsin

Pallmeri nënshkroi kontratë të re me Çellsin

Londër, 13 gusht 2024 (MIA) - Futbollisti anglez Kol Pallmer ka nënshkruar kontratë të re me Çellsin, transmetojnë mediat angleze. Mesfushori ka pasur një sezon shumë të fortë me "të kaltrit" dhe është shpërblyer me një kontratë me kushte të përmirësuara të cilën veçmë e ka nënshkruar.

Çellsi verën e kaluar e angazhoi Palmerin nga Mançester Siti në një transferim prej 47 milionë euro dhe ai u bë menjëherë figurë udhëheqëse e"Stemford Brixh". Luajti 45 ndeshje në të cilat shënoi 25 gola dhe 15 asistime, gjë që i solli edhe thirrje në kombëtaren e Anglisë për Kampionatin Evropian.

Kur u transferua nga Siti, Palmeri nënshkroi deri në verën e vitit 2030, por me kontratën e re ai mbetet në Çellsi deri në fund të sezonit 2032/2033. rq/

Foto: arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR