• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Palestinezët i hodhën poshtë kushtet e Izraelit për shpëtimin e Administratës palestineze

Palestinezët i hodhën poshtë kushtet e Izraelit për shpëtimin e Administratës palestineze

Jerusalem, 10 korrik 2023 (MIA) - Udhëheqësia palestineze sot i hodhi poshtë kushtet e Izraelit për ndihmë në parandalimin e kolapsit të saj.

Kryeministri i Palestinës Muhamed Stajeh paralajmëroi se angazhimet juridiko-diplomatike kundër Izraelit do të vazhdojnë në skenën ndërkombëtare dhe e hodhi poshtë kërkesën e Administratës palestineze për të ndaluar me dhënien e ndihmës financiare për familjet e palestinezëve të vrarë ose të arrestuar për shkak të sulmeve mbi izraelitët.

Kabineti izraelit, i angazhuar për siguri, dje vendosi se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa për ta parandaluar kolapsin e Administratës dhe të kërkojë ndërprerje të aktiviteteve kundër shtetit hebraik në skenën ndërkombëtare, në thirrjet për dhunë në media dhe institucionet arsimore dhe ndërtimet e paligjshme në Bregun Perëndimor i cili është në kontrollin e plotë izraelit.

Në seancën e sotme të Qeverisë palestineze në Ramallah, Stajeh tha se Qeveria e Izraelit ka marrë vendime lidhur me Administratën palestineze se dëshiron t'u ofrojë një gjest të vullnetit të mirë palestinezëve, transmetuan mediat izraelite.

"Në emër të Qeverisë palestineze, themi se ajo që kërkohet nga Izraeli është ta ndalojë agresionin mbi popullin tonë, vrasjet, (zgjerimin e lagjeve hebraike) dhe piraterinë e parave tona", tha Stajeh.

Kryeministri palestine dhe persona të tjerë zyrtarë e dënuan politikën e Izraelit për konfiskimin e mjeteve që Izraeli i ka grumbulluar në tatime në emër të palestinezëve si akt i "piraterisë" dhe "vjedhjes".

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR