• e martë, 24 dhjetor 2024

Padi të reja nga 13 shtete amerikane kundër TikTok-ut

Padi të reja nga 13 shtete amerikane kundër TikTok-ut

Uashington, 8 tetor 2024 (MIA) – TikTok-u po përballet me padi të reja nga 13 shtete amerikane dhe kryeqytetin e Uashingtonit duke akuzuar rrjetin social popullor se ka dëmtuar dhe nuk ka mbrojtur personat e rinj.

Paditë të ngritura veçmas në Nju Jork, Kaliforni, qarkun e Kolumbisë dhe 11 shtete të tjera, vazhdojnë betejën ligjore të TikTok-ut kinez me rregullatorët amerikanë, me kërkesat që kompania të paguajë dënime të reja, njoftojnë mediat amerikane.

Shërbimet federale akuzojnë TikTok-un se qëllimisht shfrytëzoi softuerin e dizajnuar për të krijuar varësi dhe për t'i mbajtur fëmijët përpara ekraneve sa më gjatë dhe sa më shpesh të jetë e mundur dhe se gabimisht ka treguar efektivitetin e matjes së përmbajtjes së tij. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR