• e mërkurë, 21 gusht 2024

Pa rrymë disa vendbanime në Shkup

Pa rrymë disa vendbanime në Shkup

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike të EVN-së sot pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e disa vendbanimeve të Shkupit.

Në periudhën prej orës 05:00 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë vendbanimet Studeniçan dhe Moranë të komunës së Studeniçanit, pastaj Oreshani, Taor, Novosellë, Pakoshevë, Gumalevë, Tisovicë, Smesnicë, Dejkovec, Dobrinë të gjitha nën komunën e Zelenikovës..., njoftojnë nga QRMK.

Prej orës 9:40 deri në orën 15:00 ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të kenë disa shfrytëzues në fshatin Kuçkovë, fshatin Graçan dhe karakollin Çashkë në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa nga ora 08:00 deri në orën 09:00 disa nga fshatrat Krushopek të komunës së Sarajit.

Nga QRMK informojnë se në rrugën "Lazar Trajkov" pa ujë madje do të mbeten shfrytëzuesit e kësaj rruge që ndodhet në komunën e Gazi Babës. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:30 deri në përfundimin e ndërhyrjes. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR