• e premte, 16 gusht 2024

Pa rrymë disa fshatra të Shkupit

Pa rrymë disa fshatra të Shkupit

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Shfrytëzuesit nga rajoni Krushopek - Llakë në komunën e Sarajit sot prej orës 8:30 deri në orën 12:30 do të mbeten pa energji elektrike.

Prej orës 6:30 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë edhe shfrytëzuesit nga fshatrat Taor, Studeniçan, Moranë, Novo Sellë, Gradovci, Gumalevë, Oreshan, Smesnicë, Tisovicë, Dejkovc, Dobrinë, Pakoshevë dhe Zelenikovë.

Siç in formojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, shkak i ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve teknike në rrjetin distributiv nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR