• e hënë, 15 korrik 2024

Përplasje zinxhirore e katër veturave në afërsi të Hekurudhës

Përplasje zinxhirore e katër veturave në afërsi të Hekurudhës

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Katër vetura mëngjesin e sotëm janë përplasur afër stacionit hekurudhor në qendër të Shkupit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmuan informacionin për MIA-n.

"Mëngjesin e sotëm në orën tetë në udhëkryqin e bulevardit “Koço Racin” me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër veturave. Aktualisht është duke u kryer një hetim, nuk raportohet për persona të lënduar", raportojnë nga MPB-ja për MIA-n. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR