• e shtunë, 23 nëntor 2024

Toshkovski: Arrijnë "er traktorët" dhe helikopterët nga Turqia, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi

Toshkovski: Arrijnë

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Në Qendrën për menaxhim me kriza sot u mbajt seanca e Komitetit drejtues për koordinim të sistemit për menaxhim me kriza, me të cilën kryesoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa morën pjesë ministrat e Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dhe i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, si dhe udhëheqësi i Grupit për vlerësimin e rreziqeve, Stojançe Angelov, kumtoi MPB-ja.

"Në seancë u konstatua nevoja që të aktivizohen mekanizmat ndërkombëtarë për sigurimin e ndihmës në ajër, të cilët do të përfshihen në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar vendin këto ditë. Sot paradite nga Turqia kanë aritur dy 'er traktorë' dhe një helikopter, të cilët tashmë po punojnë në mënyrë aktive në terren. Gjatë ditës së nesërme dy helikopterë do të arrijnë nga Sllovenia dhe nga një helikopter nga Serbia dhe Mali i Zi", potencoi ministri Toshkovski.

Ministrat shprehën falënderimin e tyre deri tek vendet mike që po na ndihmojnë në përballjen me stuhinë e zjarrit, thuhet në kumtesën e MPB-së. rq/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR