• e shtunë, 06 korrik 2024

Përplasje fizike mes tifozëve të Gallatasarajit dhe Bajernit të Mynihut

Përplasje fizike mes tifozëve të Gallatasarajit dhe Bajernit të Mynihut

Stamboll, 24 tetor 2023 (MIA) - Tifozë të Gallatasarajit dhe Bajernit të Mynihut janë përplasur fizikisht në rrugët e Stambollit para ndeshjes së sotme mes ekipit turk dhe gjerman në Ligën e kampionëve.

Siç njoftuan sot mediumet, përplasja fizike ka ndodhur në orët e vona të natës mes të hënës dhe të martës. ndërsa gjithçka ka filluar kur tifozë të Bajernit kanë thyer një vitrinë të shitores zyrtare të klubit nga Stambolli.

Pesë persona, prej të cilëve katër tifozë gjermanë janë lënduar në incidentin. Pesë personat janë hospitalizuar natën e kaluar dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar nga spitali. bsh/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR