• e enjte, 18 korrik 2024

Përgjigjja e Moskës ndaj SHBA-së në tetë pika: Masa të mundshme ushtarake-teknike

Përgjigjja e Moskës ndaj SHBA-së në tetë pika: Masa të mundshme ushtarake-teknike
Moskë, 17 shkurt 2022 (MIA) - Rusia insiston në tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe thekson se do të duhet të reagojë, duke përfshirë edhe me masa ushtarake-teknike, për shkak të mos përgatitjes së Uashingtonit për të negociuar për garancitë e sigurisë.

Megjithatë, në reagimin me shkrim, të cilin ia dorëzoi ambasadori amerikan në Rusi, Xhon Salivan, për përgjigjen amerikane të garancive të sigurimit, Moska për herë të parë thekson se është e gatshme të bisedojë për inspektimet e ndërsjella të lokacioneve të projektilëve.

Moska theksoi se SHBA-ja nuk ka dhënë përgjigje konstruktive për të gjitha propozimet kyçe të Rusisë, duke e përfshirë anulimin nga zgjerimi i NATO-s dhe hapjen e bazave në territorin e ish-republikave sovjetike.

Moska insiston që trupat dhe armët amerikane të tërhiqen nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Baltiku.

"Jemi të sigurt se në ato zona ka potencial të mjaftueshëm kombëtar ushtar. Jemi të gatshëm të bisedojmë në këtë temë në bazë të neneve 4 dhe 5 nga draft-marrëveshja ruse", thuhet në tekst.

Theksohet edhe se ende injorohen "linjat e kuqe" si dhe të drejtën e Rusisë që të mbrohet.

Moska thekson se SHBA-ja dhe NATO-ja e rrisin aktivitetet ushtarake në afërsi të kufijve të Rusisë.

Si përgjigje, Moska propozon që ideja për vendosjen e moratoriumit të raketave me arritje të mesme dhe të shkurtër në Evropë praktikisht të realizohet në kuadër të garancive të sigurimit.

Theksohet se Moska këtë problem e konsideron si një prej prioriteteve në dialogun ruso-amerikan.

Moska insiston në atë se Kievi duhet t'i zbatojë marrëveshjet nga Minsku, ta ndërpresë dërgesën e armëve për Ukrainën, ta tërheq armën tani më të dorëzuar, se të gjithë instruktorët perëndimore duhet të largohen dhe se NATO-ja duhet të heq dorë nga stërvitjet ushtarake me Ukrainën.

Rusia pret propozime konkrete nga SHBA-ja dhe NATO-ja për përmbajtjen dhe format e tërheqjes së paligjshme të Aleancës nga zgjerimi i lindjes.

SHBA-ja dhe aleatët e tyre duhet të heqin dorë nga politika e "përmbajtjes" së Rusisë dhe të ndërmarrin hapa konkrete, praktike për deeskalimin e situatës ushtarake-politike.

Propozimet e Rusisë për garancitë e sigurimit duhet të shqyrtohen në tërësi, pa u theksuar pikat individuale, thuhet në tekst. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR