• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përfundon fushata e kandidatëve presidencial, fillon heshtja parazgjedhore

Përfundon fushata e kandidatëve presidencial, fillon heshtja parazgjedhore

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Ka përfunduar fushata njëzetditore për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen nesër (e mërkurë). Heshtja ka nisur në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19 të datës 24 prill. Heshtja për zgjedhjet presidenciale përkon me fushatën për zgjedhjet parlamentare e cila ka filluar më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. Zgjedhjet parlamentare janë caktuar më 8 maj kur pritet të zhvillohet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) tha dje se gjatë heshtjes më 23 dhe 24 prill deri në orën 19 ndërpritet mbulimi mediatik në lajme dhe emisione speciale informative të pjesëmarrësve në fushatat zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu dhe ato parlamentare.

"Sipas Kodit zgjedhor për shkelje të heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audioviziv që lidhet ose në të cilin pjesëmarrësit marrin pjesë në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është e hapur ose e fshehtë në funksion të fushatës zgjedhore dhe mund të ndikojnë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhor nga përfaqësues të partive politike dhe bartës të funksioneve në organet qeveritare", thuhet në kumtesën e ASHMAA.

Gjatë kësaj periudhe, siç theksohet, lejohet transmetimi politik falas dhe reklamimi i paguar politik i pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Njëherësh, në ditët e heshtjes zgjedhore lejohet transmetimi i fushatës edukative reklamuese të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për zgjedhjet e vitit 2024.

Agjencia, theksojnë pre atje, pret që të gjithë transmetuesit që nga sonte në mesnatë të adaptojnë programin e tyre për heshtjen zgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), nga ana tjetër, kumton se konform Kodit zgjedhor nuk është kompetent për rregullimin e raportimit në media dhe me këtë i referohet Udhëzimit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), nga ana tjetër, ka bërë të ditur se sipas Kodit zgjedhor, nuk është kompetent për rregullimin e raportimit në media dhe për këtë i referohet Udhëzimit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

"Konform nenit 69 a të Kodit zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në raundin e parë dhe të dytë të votimit nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Kjo çështje është e rregulluar në afatet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024 të cilat janë miratuar dhe shpallur publikisht më 14 shkurt 2024", thonë në KSHZ-së.

Në librin e afateve për zgjedhjet presidenciale, theksohet se fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill në mesnatë. Në librin e afateve për zgjedhjet parlamentare KSHZ-ja konstaton se fushata për zgjedhjet parlamentare fillon më 18 prill dhe zgjat deri më 6 maj deri në mesnatë.

Zakonisht një ditë para zgjedhjeve votimi për zgjedhjet presidenciale realizohet për të sëmurët dhe të pamundurit, të burgosurit e SHNP-së dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR