Për vizitë në Dibër konsulli i përgjithshëm i Kosovës, Krasniqi
- – Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, sot realizoi takim me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Agim Krasniqi, informuan nga komuna.
- Post By Fitore Curri
- 16:23, 14 janar, 2026
Dibër, 14 janar 2026 (MIA) – Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, sot realizoi takim me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Agim Krasniqi, informuan nga komuna.
Në takim u bisedua për avancimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Komunës Dibër dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe për mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë.
Konsulli i përgjithshëm, Krasniqi ia ka uruar mandatin Melës me rastin e marrjes së funksionit kryetar i Komunës Dibër, duke i uruar punë të suksesshme dhe frytdhënëse në interes të qytetarëve.
Nga ana e tij kryetari Mela e theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, duke e potencuar rolin e bashkëpunimit rajonal në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të komunës.
“Takimi kaloi në atmosferë miqësore dhe konstruktive, me gatishmëri për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të ardhmen”, bëjnë të ditur nga komuna. fc/
Foto: Komuna Dibër