Për Pogban përfundoi sezoni
- Mesfushori i Juventusit, Pol Pogba nuk do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një lëndimi, publikoi "Korriere delo Sport".
- Post By Melahat Baftija
- 08:26, 15 maj, 2023
Torino, 15 maj 2023 (MIA) - Mesfushori i Juventusit, Pol Pogba nuk do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një lëndimi, publikoi "Korriere delo Sport".
Francezi është lënduar në ndeshjen e djeshme të xhiros së 35-të të Serie A kundër Kremonezes (2:0). Mesfushori me këmbën e djathtë gjuajti një top në zonën e penaltisë së kundërshtarit, pas çka filloi të çalojë dhe pothuajse menjëherë u shtri në fushë. Në minutën e 24-të francezi me lot në sy e lëshoi terrenin.
Pogba e luajti ndeshjen e gjashtë në Serie A këtë sezon. Futbollisti pothuajse gjithë vitin u mjekua nga lëndimi. Ishte në fushë për herë të parë që nga prilli i vitit 2022. mb/
Foto: EPA