• e enjte, 18 korrik 2024

Për një orë e gjysmë shiten 7.5 mijë bileta për ndeshjen ekzibicionuese të Alkarazit kundër Bautista Agut

Për një orë e gjysmë shiten 7.5 mijë bileta për ndeshjen ekzibicionuese të Alkarazit kundër Bautista Agut

Mursia, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Të gjitha 7.500 biletat për ndeshjen ekzibicionuese ndërmjet Karlos Alkaraz dhe Roberto Bautista Agut janë shitur që në ditën e hapjes.

Sipas “Eurosport”, shitja ka filluar dje në orën 12, ndërsa rreth orës 13:30 nuk ka pasur më bileta. Bileta më e lirë kushton 5 euro.

Ndeshja do të luhet më 28 dhjetor në Mursia.

Njëzetvjeçari Alkaraz është i dyti në renditjen e ATP-së, ndërsa bashkëkombësi i tij nga Spanja Agut gjendet në vendin e 57-të.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR