• e enjte, 18 korrik 2024

Për Inzagin është njëjtë se më kë do të ballafaqohet në finalen e Ligës së kampionëve

Për Inzagin është njëjtë se më kë do të ballafaqohet në finalen e Ligës së kampionëve

Milano, 17 maj 2023 (MIA) - Trajneri i Interit, Simone Inzagi foli për kundërshtarët në finalen e Ligës së Kampionëve. Ekipi i tij mbrëmë e fitoi Milanin me rezultat 1:0 (2:0 në ndeshjen e parë) dhe u kualifikua në finale të kësaj gare.

"Real Madridi dhe Mançester Siti janë dy ekipet më të mira në Evropë. Jam i lumtur për këtë. Me vëmendje të madhe do ta ndjek ndeshjen kthyese, por nuk kam ndonjë dëshirë të posaçme për atë se me kë do të përballemi në finale", tha Inzagi.

Kundërshtari i Interit në finale do të përcaktohet sonte në përballjen mes Mançester Sitit dhe Real Madridit (fillimi në ora 21). Ndeshja e parë përfundoi baraz me rezultatin 1:1. bsh/

Foto: EPA  

QËNDRONI TË LIDHUR