• e martë, 24 dhjetor 2024

Për herë të parë nga viti 2014, Barcelona nuk ka pasur goditje në gol të kundërshtarit në një ndeshje të La Ligës

Për herë të parë nga viti 2014, Barcelona nuk ka pasur goditje në gol të kundërshtarit në një ndeshje të La Ligës

San Sebastian, 11 nëntor 2024 (MIA) - Barcelona mbrëmë ka humbur nga Real Sosiedad si mysafir me rezultatin 1:0 në ndeshjen nga xhiroja e 13-të në Kampionatin spanjoll në futboll.

Lojtarët e trajnerit Hans Diter Flik kanë pasur 11 goditje, prej të cilave asnjë në kuadër të golit të klubit bask.

Sipas mediumeve spanjolle, për herë të parë nga shtatori i vitit 2014, katalonasit nuk kanë pasur goditje drejt golit kundërshtar në një ndeshje të La Ligës. Atëherë Barcelona ka luajtur baraz me Malagan (0:0).

Edhe krahas humbjes, Barcelona është lider në tabelë me 33 pikë, para Realit të Madridit, i cili ka 27 pikë dhe një ndeshje më pak. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR