• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Për herë të parë në karrierë Ronaldo nuk shënoi gol në fazën e grupeve në ndonjë turne të madh

Për herë të parë në karrierë Ronaldo nuk shënoi gol në fazën e grupeve në ndonjë turne të madh

Galzenkirhen, 27 qershor 2024 (MIA) - Sulmuesi i përfaqësueses së Portugalisë, Kristiano Ronaldo, për herë të parë në karrierë nuk ka shënuar gol në fazën e grupeve në një turne madhor.

Portugezi 39-vjeçar nuk arriti të shënonte gol në asnjë nga tri ndeshjet e tij në Grupin F në Kampionatin Evropian 2024.

Kristiano ka shënuar më parë në të gjitha 10 turnetë e tij të mëparshëm të fazës së grupeve në Botëror ose Evropian, që datojnë nga Euro 2004.

Portugalia e cila mbrëmë humbi nga Gjeorgjia, me gjashtë pikë fitoi vendin e parë në grup.

Kundërshtari i portugezëve në fazën e 1/8 së finales do të jetë përfaqësuesja e Sllovenisë. rq/fc/

Foto EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR