• e premte, 05 korrik 2024

Për fundjavë mot me diell dhe i ngrohtë

Për fundjavë mot me diell dhe i ngrohtë

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Pasdite, në pjesët juglindore të vendit do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri 35 gradë. UV indeksi do të jetë 8. 

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë deri 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 33 gradë. 

Në ditët në vijim, sipas DPHM-së, do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë dukuri të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura do të jetë në rritje graduale, ndërsa veçanërisht ngrohtë pritet nga fillimi i javës së ardhshme. qa/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR