• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ovacione për Brujne, i cili u kthye në fushë pas 149 ditëve dhe asistoi 17 minuta pas hyrjes në lojë

Ovacione për  Brujne, i cili u kthye në fushë pas 149 ditëve dhe asistoi 17 minuta pas hyrjes  në lojë

 Mançester, 7 janar 2024 (MIA) - Kevin De Brujne e pati  paraqitjen e tij të parë për Mançester Sitin pas lëndimit. Mesfushori belg hyri si zëvendësues në ndeshjen e sotme të FA Kupës kundër Hadersfildit në minutën e 57-të. Në minutën e 74-të ai bëri një asistim për Zheremi Dok.

Tridhjetë e dyvjeçari De Brujne për herë të parë luajti për Sitin pas 49 ditë. Për shkak të lëndimit të muskujve, ai është  jashtë fushave që nga 11 gushti i vitit  2023. 

 Publiku nga tribunat në stadiumin "Etihad" e përshëndetën De Brujne me ovacione duke e brohoritur emrin e tij. Mbrojtësi Ruben Diaz menjëherë pas hyrjes së tij në fushë ia dorëzoi shiritin e kapitenit të Kevinit.

Mançester Siti e mposhti Hadersfildin me 5:0 dhe u kualifikua në 1/16 e finales së FA Kupën. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR