• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ouvens: Situata në kufirin jugor është "kërcënim për sigurinë kombëtare" të SHBA-së

Ouvens: Situata në kufirin jugor është

Uashington, 25 mars 2024 (MIA) - Shefi i Shërbimit kufitar të SHBA-së, Xhejson Ouvens, deklaroi se situata në kufirin jugor të SHBA-së është "kërcënim për sigurinë kombëtare", pasi në periudhën e fundit dhjetëra mijëra emigrantë i kanë shpëtuar ndalimit dhe hyrjes ilegale në vend.

Në një intervistë për Si-Bi-Es njuz sot, ai deklaroi se patrulla kufitare është në rrugën e duhur në vitin fiskal 2024 (i cili filloi në tetor) të regjistrojnë një milionë  kapje të emigrantëve në kufirin amerikano-meksikan. Ndërsa në fund të vitit parashikohet të regjistrohen dy milionë kapje rekorde, dhe kjo po ndodh vitin e tretë me radhë. 

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe në zonat ndërmjet pikave kufitare të kufirit jugor rreth 140.000 emigrantë kanë arritur të hyjnë në vend pa u kapur. Të gjithë janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe sensorët.

Sipas tij, kjo situatë është e barabartë me kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR