• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ostin: Lufta mund të përfundojë shumë shpejt nëse Putini i tërheq trupat e tij

Ostin: Lufta mund të përfundojë shumë shpejt nëse Putini i tërheq trupat e tij

Berlin, 6 shtator 2024 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, deklaroi se gjatë takimit të sotëm të Grupit të kontaktit për mbrojtje të Ukrainës, nuk është diskutuar për planin e paqes që presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka për qëllim t'ia prezantojë presidentit amerikan, Xhozef Bajden.

Ai theksoi se lufta mund të përfundojë shumë shpejt nëse presidenti rus Vladimir Putin vendos të tërheqë trupat e tij nga territoret e okupuara në Ukrainë.

"Kjo është diçka që Putini mund ta përfundojë shumë shpejt nëse merr një vendim të thjeshtë dhe të saktë për të zhbërë atë që ka bërë. Sa i përket fitores absolute, varet vërtet nga mënyra se si e përcaktoni atë. Ukraina është e fokusuar në mbrojtjen e territorit të saj sovran", tha Ostin në një konferencë për shtyp pas një takimi të Grupit të kontaktit për mbrojtje të Ukrainës në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR