• e diel, 25 gusht 2024

Osmani pas takimit me njeriun e parë të CIA-s: Aleanca me SHBA-në është garancë për sigurinë

Osmani pas takimit me njeriun e parë të CIA-s: Aleanca me SHBA-në është garancë për sigurinë

Prishtinë, 23 gusht 2024 (MIA) - Një ditë pas takimit me shefin e Agjencisë së Inteligjencës Amerikane CIA, Uiliam Bërns, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerësoi se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është garancë për siguri, paqe dhe sukses në Kosovë, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Osmani sot në faqen e saj në Fejsbuk publikoi edhe disa fotografi nga takimi i cili u mbajt të enjten.

"Aleanca me SHBA-në, garancë për siguri, paqe e sukses. Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), ambasadorin Uillam Bërns", shkroi Osmani. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR