• e hënë, 08 korrik 2024

OSHR: Vriten nëntë luftëtarë pro-iranianë në sulmet në Sirinë lindore

OSHR: Vriten nëntë luftëtarë pro-iranianë në sulmet në Sirinë lindore

Bejrut, 26 mars 2024 (MIA) - Të paktën nëntë luftëtarë pro-iranianë janë vrarë në sulmet ajrore në Sirinë lindore gjatë natës, njoftoi Qendra Siriane për Monitorim të të Drejtave të Njeriut - OSHR. 

Qëllimi i sulmeve ishte një vilë që shërbente si qendër komunikimi në qytetin sirian Deir Ezor, duke plagosur më shumë se 20 anëtarë të forcave të armatosura të mbështetura nga Teherani, njoftoi Qendra.

OSHR-ja shtoi se deri tani nuk dihet se kush i ka kryer sulmet. 

Mes viktimave është edhe një nga udhëheqësit e luftëtarëve pro-iranianë, si dhe shtetas sirian. 

Qyteti Deir Ezor gjendet rreth 450 kilometra në verilindje të Damaskut. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR