• e enjte, 26 dhjetor 2024

Orpo: Finlanda nuk sheh kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak nga Rusia

Orpo: Finlanda nuk sheh kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak nga Rusia

Helsinki, 19 janar 2024 (MIA) - Finlanda nuk sheh kërcënim ushtarak nga Rusia, deklaroi sot kryeministri Peteri Orpo në konferencën për media me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristerson.

"Nuk shoh ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak nga Rusia kundër Finlandës. Ne në Finlandë flemë mirë natën sepse jemi mirë të përgatitur", u tha Orpo gazetarëve në Stokholm, transmetojnë mediat britanike.

Megjithatë, shtoi Orpo, të gjithë anëtaret e BE-së dhe NATO-s duhet të përgatiten për çdo skenar të mundshëm.

Më 4 prill të vitit të kaluar, Finlanda u bë anëtare e NATO-s duke i dhënë fund ndryshimit historik në politikën e sigurisë së vendit të shkaktuar nga sulmi rus në Ukrainë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR