• e shtunë, 23 nëntor 2024

Orban takon Trampin në kuadër të "misionit të paqes" së vetëshpallur

Orban takon Trampin në kuadër të

Uashington, 12 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban është takuar me ish presidentin amerikan Donald Tramp i cili lufton për rizgjedhje.

Ata diskutuan "mundësitë për paqe" në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Orbanit.

Takimi mbahet në pronën e Trampit në Mar-a-Lago në Florida. Sipas zëdhënësit të tij, ishte ndalesa e radhës në "misionin e paqes" të Orbanit.

Pas takimit me Trampin në kompleksin Mar-a-Lago pranë plazhit të ish presidentit, Orban ndau një foto të të dyve në rrjetet sociale me titullin: "Biseduam për mënyrat për të arritur paqen. Lajmi i mirë i ditës: ai do ta zgjidhë atë!”

Në faqen e tij në rrjetet sociale, Tramp postoi: “Faleminderit Viktor. Duhet të ketë PAQE, edhe atë së shpejti".

Lideri hungarez i cili është mbështetësi shumëvjeçarë i Trampit, në dy javët e fundit ka bërë vizita të papritura në Kiev, Moskë dhe Pekin në një "mision paqeje" të vetëshpallur që ka zemëruar aleatët e NATO-s. Takimi i i tij në Moskë me presidentin rus Vlladimir Putin zemëroi veçanërisht disa anëtarë të NATO-s, të cilët thanë se udhëtimi legjitimoi Putinin në një kohë kur Perëndimi po përpiqet ta izolojë atë për luftën e tij në Ukrainë.

Orban udhëtoi për në Kiev para vizitës së tij në Moskë, por nuk i tregoi presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për misionin e tij në Rusi. Këshilltari për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, i pyetur për iniciativën e Orbanit, tha se Ukraina do të kishte të drejtë të alarmohej nga çdo përpjekje për të negociuar një marrëveshje paqësore pa pjesëmarrjen e Kievit. qa/

Foto: kabineti i Viktor Orbanit në X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR