• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Orban: Paratë për Ukrainën nuk duhet të meren nga buxheti i BE-së

Orban: Paratë për Ukrainën nuk duhet të meren nga buxheti i BE-së

Budapest, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Hungaria vlerëson se paratë e BE-së për Ukrainën nuk duhet të merren nga buxheti i BE-së dhe se duhet të caktohet afat i "arsyeshëm" kohor për çdo financim të Ukrainës, deklaroi sot kryeministri hungarez Viktor Orban.

"Jam i bindur se dhënia për Ukrainën e 50 miliardë eurove nga buxheti i BE-së gjatë pesë viteve... është vendim i keq", tha Orbani në konferencë për media.

Të gjitha vendet anëtare të BE-së, përveç Hungarisë, javën e kaluar u pajtuan që të hapin bisedime për anëtarësim me Ukrainën edhe krahas pushtimit rus, duke e marrë vendimin përderisa Orbani pastaj u largua nga salla e samitit. Orbani vërtetoi se kancelari gjerman Ollaf Sholc ka propozuar një zgjidhje të tillë.

Por, liderët evropianë nuk mundën ta tejkalonin rezistencën e Orbanit gjatë rishikimit të buxhetit të BE-së të ndahen 50 miliardë euro për Kievin dhe të sigurohen më shumë para për detyra të tjera siç është menaxhimi me migrimin. Për këtë çështje duhet përsëri të bisedohet në samitin e jashtëzakonshëm më 1 shkurt. 

"Ata duan t'i japin para Ukrainës nga buxheti i BE-së, Hungaria dëshiron t'i japë jashtë buxhetit të BE-së. Ata kanë opsion - nëse nuk pajtohemi - ta zgjidhin atë jashtë buxhetit, por nuk kanë opsion që ta zgjidhin nga buxheti i BE-së pa leje hungareze", tha Orban.

"Kanë mundësi 26 vende anëtare ta zgjidhin atë me hua të përbashkët jashtë buxhetit", shtoi ai. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s
   

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR