• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Orban: Hungaria do të nënshkruajë marrëveshje me Suedinë në fushën e industrisë së mbrojtjes

Orban: Hungaria do të nënshkruajë marrëveshje me Suedinë në fushën e industrisë së mbrojtjes

Budapest, 23 shkurt 2024 (MIA) - Hungaria do të nënshkruajë marrëveshje nga fusha e industrisë së mbrojtjes me Suedinë, njoftoi kryeministri hungarez Viktor Orban para takimit të sotëm në Budapest me homologun e tij suedez Ulf Kristerson, përderisa vendi i evropës qendrore po bëhet gati që përfundimisht ta ratifikojë anëtarësimin e vendit skandinav në NATO.

"I zgjodhëm të gjitha çështjet e hapura dhe do të nënshkruajmë marrëveshje për industrinë e mbrojtjes - serioze, duke pasur parasysh madhësinë e Hungarisë, ndërsa do të prezantojmë edhe disa zgjidhje dhe caqe për bashkëpunim ushtarak", deklaroi Orbani për radion kombëtare "Lajosh Koshut" pa treguar më shumë hollësi.

Dy kryeministrat gjatë ditës së sotme do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. Orbani tha se "të hënën parlamenti hungarez do ta vendosë vulën e fundit" të anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Hungaria mbeti vendi i vetëm anëtar i cili nuk e ratifikoi anëtarësimin e vendit skandinav në aleancën veriatlantike, ndërsa partia e tij në pushtet Fides vazhdimisht e shtynte votimin në parlamentin kombëtar, duke theksuar problemet në marrëdhëniet dypalëshe me Suedinë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR