• e premte, 04 tetor 2024

Ohri nikoqir i Kongresit Botëror i Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë

Ohri nikoqir i Kongresit Botëror i Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë

 Ohër, 18 shtator 2024 (MIA) - Siguria dhe stabiliteti botëror dhe rajonal, mënyrat për forcimin e bashkëpunimit policor shumëpalësh ndërmjet anëtarësimit të Asociacionit Ndërkombëtare të Policisë (ANP), profesionalizëm më të madh të të punësuarve në shërbimet policore përmes llojeve të ndryshme të edukimit dhe shkëmbimit të përvojave janë ndër temat kryesore të diskutuara në Kongresin e 67-të Botëror të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë që po mbahet në Ohër.

 Siç theksoi Martin Hofman, kryetar i Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë, puna e asociacionit është që të bëhet lidhja e shteteve me bashkëpunim të zgjeruar policor, përmes formave të ndryshme dhe në të gjitha nivelet.

 "Këto mbledhje sigurisht na ndihmojnë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, të gjitha në drejtim të përballjes së krimit në të gjitha format e tij... Ndonjëherë bashkëpunimi në këtë nivel siç është anëtarësimi në ANP madje është edhe më produktiv se ai i realizuar përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. Si organizatë apolitike sigurisht do të mundohemi të ndihmojmë në funksionalitetin e bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet policisë në rajon, por edhe në botë", shtoi Hofman. 

 Kryetari i ANP Maqedoni, Igno Stojkov, nga ana e tij shpehu kënaqësi që Kongresi Botëror si ngjarje domethënëse e Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë po mbahet këtu, me praninë e përfaqësuesve të 64 shteteve anëtare të Asociacionit. 

 "Çdo vit marrim nga 500 deri në një mijë policë në trajnime, seminare dhe punëtori të ndryshme.  Teknikisht përmes projektit po ndihmojmë edhe në pjesën e punës dhe të jetesës së përgjithshme të punonjësve të policisë dhe ku mundemi edhe në atë të ndihmës teknike në Ministri. Trajnimet dhe seminaret tona janë në kurriz të organizatës ANP dhe me këtë ndihmojmë MPB-në dhe trajnimet janë shumë profesionale. Synimi ynë si ANP është që të bashkojmë punonjësit e policisë përmes shkëmbimit të informacionit dhe përvojave dhe të rrisim nivelin e profesionalizmit të të gjithë punonjësve të policisë", shtoi Stojkov.

 Pjesa zyrtare e punës së Kongresit Botëror të ANP-së në Ohër do të jetë i rrumbullakosur me manifestimin "Java e miqësisë" që për pjesëmarrësit e mbledhjes janë paraparë rishikime turistike të disa rajoneve ANP, qytete, vende të rëndësishme historike dhe turistike në Maqedoni. qa/

Foto:MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR