• e diel, 01 shtator 2024

OHCHR: Të burgosurit palestinezë të torturuar dhe keqtrajtuar në burgjet izraelite

OHCHR: Të burgosurit palestinezë të torturuar dhe keqtrajtuar në burgjet izraelite

Gjenevë, 31 korrik 2024 (MIA) - Zyra për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OHCHR) sot publikoi raportin që pretendon se të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite torturohen dhe keqtrajtohen. 

Në raport thuhet se në burgjet izraelite ka më shumë se 9.400 të burgosur, disa prej të cilëve mbahen në fshehtësi, pa qasje te avokatët dhe pa respektim të të drejtave të tyre ligjore, dhe se shumë prej tyre janë subjekt i goditjeve elektrike, ndalimit  për të fjetur dhe formave të tjera të torturës dhe keqtrajtimit.

 Raporti, i bazuar në intervista me ish të burgosur dhe burime të tjera, dënoi "numrin marramendës të të burgosurve", duke përfshirë burra, gra, fëmijë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut... duke arritur në përfundimin se praktika të tilla ngrenë shqetësime për politikën e paraburgimit arbitrar.

 "Dëshmitë e mbledhura nga Zyra ime tregojnë për një sërë aktesh të tmerrshme, të tilla torturim me ujë dhe lëshimi i qenve mbi të burgosurit, të cilat janë shembuj të shkeljeve flagrante të së drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare", tha kryetari i OHCHR, Volker Turk. 

 Gjetjet e raportit mund të përdoren nga prokurorët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare që hetojnë krimet e kryera në lidhje me sulmet e 7 tetorit dhe pasojat e tyre, duke përfshirë fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë.qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR