• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një helikopter rus me 22 persona është zhdukur në Kamçatka

Një helikopter rus me 22 persona është zhdukur në Kamçatka

Moskë, 31 gusht 2024 (MIA) - Një helikopter me një ekuipazh prej tre anëtarësh dhe 19 pasagjerësh është zhdukur në gadishullin lindor Kamçatka të Rusisë, kumtoi Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë.

Helikopteri Mi-8T u ngrit nga një bazë pranë vullkanit Vaçkazhec, por më pas humbi kontaktin.

"Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, qëllimi i të cilit është përcaktimi i vendndodhjes së aeroplanit, publikoi departamenti ndërrajonal për trafik i Komitetit Hetues të Rusisë në llogarinë e tij Telegram", transmeton TASS.

Autoritetet kanë nisur një hetim për shkelje të sigurisë dhe funksionimit të transportit ajror. ls/

Foto: printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR